KOSOVE

Disa ditë më parë u bë e ditur se menaxheri i “Babastars”, njëkohësisht dhe vëllai i stilistit të njohur Valdrin Sahidi, Dekorimi ishte infektuar me Covid-19. Sot me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka dhënë lajmin se është shëruar plotësisht dhe ka bërë disa falenderime.

“Shoqëri e dashur..
Nga sot jam COVID Free😀😀
Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19.

Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje. Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale. Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet.
Nga sot mos u frigoni me më fol 🤪♥️
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: