BUKURESHT- Ka hyrë në ditën e 20-të protesta e qytetarëve rumunë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Sorin Grindeanut. Mijëra rumunë kanë qëndruar edhe sot gjatë natës në shesh, pavarësisht shiut të furishëm.

Mediat e huaja raportojnë se 3,000 protestues u mblodhën në Bukuresht dhe 3,000 të tjerë në qytetin e dytë më të madh, Cluj. Kjo lëvizje nisi fillimisht kundër një dekreti të qeverisë, që sipas kritikëve, do të dobësonte ligjet anti-korrupsion dhe do t’iu shkonte përshtati aleatëve të qeverisë. Ndërkohë, në 5 shkurt ky dekret u shfuqizua, por qytetarët vijuan sërish me protestat, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, i cili mori detyrën vetëm një muaj më parë.

Por, ky i fundit ka refuzuar të japë dorëheqje, pasi sipas tij ishin qytetarët ata që e kishin votuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: