Ministria e Shëndetësisë në Greqi kanë publikuar të dhënat e fundit e ecurisë së COVID-19 atje. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3.526 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusi 79 qytetarë.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 715 (61.5% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. 80.0% kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose moshë 70 vjeç e lart. Nga pacientët e intubuar, 570 (79.72%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 145 (20.28%) janë plotësisht të vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, 3557 pacientë janë larguar nga ICU.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: