“Po hyjmë në fazën tjetër të fushatës sonë të vaksinimit dhe në këtë pikë përfshirja e qeverisë lokale, shoqërisë civile, botës së biznesit, është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha dje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një takim për zhvillimet rreth pandemisë dhe rrjedhën e vaksinimeve.

“Mesazhi për të pasur një verë të sigurt është një: vaksinohuni, por gjithashtu bëni testime rregullisht para dhe pas çdo aktiviteti shoqëror”, tha Mitsotakis.

Kryeministri theksoi progresin e konsiderueshëm në vaksinim, por këmbënguli që, për të arritur 70-75 % të imunitetit të popullsisë deri në vjeshtë, “duhet të përdorim çdo mjet në dispozicion në mënyrë që në dy muajt e ardhshëm të verës të mund të bindim çdo qytetar që të vaksinohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb