Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Athinë.

Mitsotakis është shprehur se të dy vendet kanë bashkëpunuar për të përmirësuar më tej marrëdhëniet mes tyre.

“Në shtator u bë përurimi i vitit të kulturës dhe turizmit Greqi-Kinë 2021-2022 në Agora Antike, diçka që konfirmon lidhjet e miqësisë mes shteteve tona. presim që në këtë fushë të forcojmë edhe më tej bashkëpunimin tonë”, ka thënë gjatë këtij takimi Mitsotakis.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm kinez tha se të dy popujt kanë lidhje të veçantë mes tyre dhe se qëllimi i kësaj vizite është zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe.

“Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona po zhvillohen shumë mirë. Dy popujt tanë kanë një lidhje të veçantë mes tyre. Qëllimi i vizitës sime është të diskutoj me miqtë grekë për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, vuri në dukje ministri i Jashtëm i Kinës.

Po ashtu gjatë takimi u fol për çështjet ndërkombëtare, si edhe u shqyrtuan perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe investimeve mes Greqisë dhe Kinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb