Deputetja e PD Flutura Açka a nisur fjalën e saj në Kuvend me tinguj kafshësh duke ironizuar kohën e dhënë për të folur në foltoren e parlamentit.

Ajo tha se “edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se 4 minutat që më japin mua”.

Sakaq ajo foli edhe për protestën e pedagogëve ndërsa i bëri thirrje qeverisë të mos gjurmonte protestuesit ashtu si me drejtuesin e sindikatës së universiteteve që u përmend nga kryeministri si ish-punonjës i SHIK-ut.

“Mbani shënim se çfarë bëhet në fermën plenare këtu. Edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se 4 minutat që më japin mua. Jeni shitës të mirë të katastrofave, e bëtë më tërmetin dhe pandeminë dhe po e bëni me luftën. E dyta që keni është vjedhja dhe vjellja. Vjedh atje e gjithë këto firma e vota dhe vill kundër opozitës, që në mëngjes keni vjellë këtu kundër opozitës, kundër protestueseve se shkoni i gjeni nënën e motrën ku i kanë. Çfarë bëni me pedagogët, ka qenë në SHIK tha, punë e mirë është. Ai ka të drejtë të protestojë. Jo të shkosh e ta gjurmosh njeriun. Gjurmoni çdo shqiptar në Facebook duke nisur nga mua, donit të pushonit edukatoren se më bëri ‘like’ në Facebook”, u shpreh Açka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: