TIRANE

Monika Kryemadhi si edhe të gjithë shqiptarët është në vetëizolim për shkak të koronavirusit. Kryetarja e LSI na ka treguar se si e kalon kohën në shtëpi. Madje ajo është kthyer në amvisë shumë të mirë gjatë ditëve të karantimit në shtëpi për shkak të izolimit.

Disa ditë më parë ajo publikoi një foto ku hekuroste këmishat e bashkëshortit të saj presidentit Meta. Ndërsa dje postoi disa video ku lante enët në kuzhinë dhe më pas bënte disa popma për të mbajtur trupin në formë.

Pasditën e sotme Kryetarja e LSI-ka që qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në një lidhje me Skype. Ajo tregoi se si ka qenë marrëdhënia me bashkëshortin gjatë këtyre ditëve në vetëizolim. Kryemadhi rrëfeu se nuk janë zënë asnjëherë dhe janë shumë të dashuruar.
Por hodhi poshtë planet për një fëmijë të katërt duke u shprehur se për shkak të një operacioni nuk mund të lindë më, por i gëzohet 3 fëmijëve që kanë.

“Për hir të vërtetës ka plasur dashuria e madhe me Ilir, nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Mbas operacionit vitin e kaluar nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe i gëzohem 3 fëmijëve që kam dhe i lutem Zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavarur”- tha Kryemadhi.

Ndërsa tregoi si e kalon pasditen me Presidentin: “Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj pasdite, përdorim pak djathë kaçkavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptuar që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: