Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ku dritat, ngrohtësia e mbrëmjeve në shtëpi na afron me tepër me njerëzit e dashur duke e plotësuar atmosferën me një buzëqeshje, një fjalë e ngrohtë, një përqafim. Por, vezullimi i çdo feste për Joanën nuk është i plotë pasi ajo nuk e ndan atë me të bijën, e cila është rreth 14 vjeç, por po rritet pa të, për shkak të divorcit.

Hendekun e madh të krijuar mes saj dhe të bijës përveç divorcit e forcon edhe ish-vjehrra që influencon të mbesën kundër nënës duke e bindur se ajo e ka braktisur. Në emisionin “Me Zemër të hapur” protagoniste ka qenë vet Johana, e cila ka treguar permes telefonit një kalvar vuajtjesh nga një marrëdhënie toksike dhe e dhunshme që ka pasur me ish- bashkëshortin që e çuan në divorc.

https://www.youtube.com/watch?v=5-fHv3Mu2wI]

Që prej 2011 kur ajo i dha fund kësaj marrëdhënie të vështirë ku pasojat e dhunës i ka ende të vijëzuara mbi trup, Joana fitoi lirinë për të jetuar jetën e saj por u plagos në një tjetër formë. Iu mohua e drejta për të dëgjuar zërin e të bijës. Në 9 vite ka shumë pak kujtime me të edhe ato të fituara me shumë mund nga ndonjë telefonatë vjedhurazi njerëzve që i bëhen barrierë. Jo i pakët ka qenë përjetimi i kësaj situate të vështirë edhe nga ana e Rizait, babain e Joanës, i cili është kërcënuar edhe me jetë për të mos e kërkuar më të mbesën. Nëna tregoi se si ish-vjehrra ndikon për keq tek vajza e saj, ndërsa kanë pasur dhe një ballafaqim përmes telefonit së bashku. Vajza e ka akuzuar Joanën se kjo e braktisur, ndërsa ish-vjehrra mohoi akuzat.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO
Joana:
Babain e vajzës sime e kam njohur në 2005 në Tiranë nga shoqëria ime. Qëndruam 6 muaj këtu. Më pas unë ika në Greqi në Athinë tek babai. Më pas shkova në Kretë tek xhaxhai dhe aty më takoi ai. Brenda një viti u fejuam. Isha 17 vjeç. Ka qenë një dashuri e vërtetë. Por, më vonë gjërat ndryshuan sa arrita t’i them stop. U ndamë 3 herë. Në herë tentoi të vriste veten. Më pas më tha “hajde për hatër të vajzës”. Më premtoi se do linte alkoolin dhe bixhozin. Më tha nuk do të rrah më. Por nuk e bëri dhe prandaj unë ika. Fillimisht tek babai pastaj në Europë.

Evis Ahmeti: Pse vendose t’ia lije kujdestarinë babait të fëmijës?
Joana: Sepse isha shtatzënë në martesën e dytë. Duhet të shkoja tek bashkëshorti im në Rumani.Kur kam bërë seancat e gjyqit, fëmija qante dhe bërtiste. Më tha; “mos më tako se gjyshja do të më mbysë”. Jam shokuar.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike ka ndërhyrë ish-vjehrra, gjyshja e vajzës së saj. Reagon gjyshja:
Ish-vjehrra: Gënjejnë. Unë kam 2 çuna. Unë e le të flasë me nënën e vet. Unë jam gjyshe sot jam, nesër nuk jam. Nuk i është përgjigjur asnjëherë për vajzën e vet.

REAGON VAJZA:
Pse po më kërkon të më dëmtosh?! Pse më kërkon tani?! Ku ishe kaq vite?! Ti më ke mërzitur se më flet vetëm për babin. Mua nuk më ka marrë malli për mamin sepse ajo flet keq për familjen time.
Ndërkohë, që vajza ka folur me gjyshin e saj nga ana e nënës.

Gjyshi nga studio: Më ke harruar, por unë nuk të kam harruar. Mund të ta shpjegojë dhe gjyshja jote si jam sjellë unë. Nuk kam bërë sherre. Më kuptove?
Nëna e vajzës: E kam dashur gjithmonë, por ka qenë gjyshja që na ka ndarë.
Gjyshja e vajzës: Ajo ka të drejtë ta takojë sepse është nënë. Por t’i sjellë një çantë e një fletore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb