Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një lidhje live përmes SKYPE, në rubrikën “Opinion” në News24, foli për deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama, për naftën e zbuluar në Shpirag.

Buxhuku u shpreh se lajmi është i mirë, por megjithatë duhet të tregohemi të përmbajtur dhe skeptikë, pasi kjo histori daton që në vitin 2013. Sakaq ai shtoi se situata është e paqartë për shkak se nuk ka informacion për madhësinë e burimeve.

“Është një lajm shumë i mirë, megjithatë është me vend që të jemi të përmbajtur për sa i përket naftës dhe gazit. Kjo pasi, nuk është histori e re, pasi ka rreth 12 vjet që kompanitë kishin shpresa se do të gjenin naftë. Në vitin 2013, kompania partnere e SHELL it e dha këtë lajm, por në formën se është në pritje. Ende kemi pikëpyetje të madhe për sasinë e këtyre hidrokarbureve. Nuk i dimë saktë të dhënat dhe kostot e nxjerrjes. Elementi i dytë që na bën të rezervuar është elementi i kostove. Jemi në dijeni për kostot e mëdha, deri më sot është thënë për 3 miliard dollarë. Nuk e dimë sa të mëdha do jenë këto rezerva dhe kjo është pikëpyetja tjetër.

Nuk kemi ende vlerësim nga kompania SHELL pasi është një histori 12-vjeçare pasi nuk janë në gjendje për të thënë nëse rezervat janë të vogla, të mëdha apo mesatare.

Është një situatë që jemi të paqartë. Mbetemi në pritje. Nuk dua të bëj skeptikun, por meqë ka 11 vite si histori është për tu vënë në dyshim gjithë kjo histori. Kompania nuk ka dhënë vlerësim se sa mund të jenë këto rezerva dhe jemi në pikëpyetje të mëdhe”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb