Vetëm dy sfida u zhvilluan të mërkurën në mbrëmje në NBA, teksa skuadrat vendase nuk gabuan. Kështu skuadra kampione e Oklahoma fitoi edhe çerekfinalen e dytë play off ndaj Phoenix dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e takimeve mes tyre. Një ndeshje e komanduar në përgjithësi nga vendasit, që i shfrytëzuan në maksimum dy ndeshje në shtëpi. Brooks me 30 pikë u dallua për Phoenix, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Oklahoma, i zakonshmi Alexander Shai, realizoi 37 pikë, duke qenë lider për skuadrën e tij.
Në Konferencën e Lindjes, fitoren e parë në këto çerekfinale korri Detroit, që mundi 98-83 Orlando dhe barazoi 1-1 serinë. Këtë herë vendasit nuk gabuan, me të gjithë titullarët që realizuan mbi 10 pikë (Cunningham me 27 pikë më i miri).Një sukses i ngushtë, por shumë i rëndësishëm ky për Pistons, me skuadrën më të mire të Konferencës së Lindjes në sezonin e rregullt, që vinte pas humbjes në përballjen e pare ndaj Magic.
