Ndahet nga jeta në një moshë shumë të re një mjeke shqiptare, e cila jetonte në Gjermani.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Eni Dokos e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

“Dr. Eni Doko, një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë.

  • foto galeri

Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përhera në zemrat tona”, shkruan kryetarja e shoqatës, Aurora Dollenberg.

Miq dhe të njohur të mjekes së njohur shqiptare, shprehen se e reja ka humbur jetën aksidentalisht, ndërsa makina të cilën e ngiste vetë u përfshi në aksident.

  • foto galeri

Eni Doko mbaroi studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.

“Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin e largimit nga jeta të shoqes, mikes, koleges së dashur, mjekes shqiptare në Gjermani Eni Doko! Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe të gjithë atyre që vuajnë këtë humbje tragjike”, shkruajnë miqtë.

  • foto galeri

Kryesia e Shoqatës se Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Kryetarët e Dëgeve janë të gatshëm ti vijnë në ndihmë familjes së Eni Doko”, shkruan shoqata në “Facebook”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb