Gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare. Lajmin u bë i ditur nga vetë familjarët e Kelmendit .

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare. Për detaje të ceremonive mortore ju njoftojmë ndërkohë”, ka shkruar Adriatik Kelmendi në Facebook.

Kelmendi ishte njëri nga shkrimtarët dhe gazetarët e parë të Kosovës, i cili njihet për vlerat artistike që solli në letrat shqipe. Po ashtu, Kelmendi hapi shkollën e parë private të gazetarisë në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: