Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze Sinéad O’Connor ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Në një deklaratë, familja e këngëtares tha: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinéad-it tonë të dashur. Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

O’Connor ishte e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U”, e publikuar në vitin 1990, e cila qëndroi numri një në top lista në mbarë botën. Këngëtarja solli gjithsej 10 albume në studio.

Albumi i saj i parë “The Lion and the Cobra” doli në 1987-ën, duke hyrë në top 40-she në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Vazhdimi i saj “I Do Not Want What I Haven’t Got”, që përfshinte “Nothing Compares 2 U”, ishte gjithashtu një hit numër një.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb