Largimi i Luciano Spallettit në fund të këtij sezoni, por dhe e ardhmja jo e qartë e disa titullarëve të rëndësishëm si Victor Osimhen, ka bërë që tifozët e Napolit të mos jenë të qetë. Mbetet ende enigmë se kush do të jetë pasuesi i Spallettit pasi dhe pista Luis Enrique po ndërlikohet ditët e fundit. Për tekniku spanjoll së fundmi është futur në garë PSG. Në kushte të tillë, klubi francez ka prioritet absolut për Enriquen.

Zhegrova
Zhegrova

Pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ri, klubi i Napolit po punon për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. Sipas Corriere dello Sport: Napoli po mendon për Edon Zhegrovan. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës dhe Lille shihet si një përforcim ideal, kjo për vetë faktin se do t’i kushte arkave të klubit afro 10 milionë euro. Te Napoli, Zhegrova do të gjente edhe kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, një arsye e fortë për tu bashkuar me kampionët e Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb