Greqia vajton për humbjen e këngëtarit të famshëm popullor Antonis Kalogiannis. Ai u nda sot nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një sulmi në zemër teksa prej 40 vitesh këndonte këngë greke.

Ai ishte një këpucar i ri nga lagjia e Athinës, dhe u zbulua nga Mikis Theodorakis që e bëri këngëtar për 10 ditë.

Nga aty nisi dhe rrugëtimi i Kalogiannis i cili për herë të parë doli në skenë në vitin 1966, dhe më pas nisi xhiron e botës duke kënduar në disa kontinente.

Ndërkohë rrugëtimi i tij u pre në vitin 1997 kur nxori dhe albumin e tij të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb