Siç duket kthimit të tyre në parcela kanabisi nuk i kanë shpëtuar as repartet ushtarake. Një rast i tillë është zbuluar në një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, që çoi në arrestimin e ka tre ushtarakëve, ndërsa nën hetim janë vënë 4 persona, mes tyre komandanti i repartit.

Ndërkohë, mësohet se në këtë repart u zbuluan dhe asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: