Kandidati i LSI, Endrit Braimllari, falënderon të gjitha strukturat e LSI së Qarkut Korçë, komisionerë, vëzhgues dhe numërues, të cilët u angazhuan në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Braimllari thekson se “edhe se nje proçes i manipuluar tërësisht i cili kishte vetëm një qëllim goditjen frontale të LSI, prap ne bëmë një fushatë model duke qëndruar në krah të qytetarëve të ndershëm duke mos u bërë pjesë e asnjë marrëveshje të pisët”.

Mesazhi i Braimllarit:

Sot në përfundim të proçesit të numërimit dua të falenderoj të gjitha strukturat e LSI së Qarkut Korçë, komisionerë, vëzhgues dhe numërues të cilët u angazhuan në një fushatë në kushte tërësisht të pabarabarta duke u përballur me presion shtetëror me drejtues të administratës dhe me bandit që në xhamat e zinj të makinave shtetërore ushtronin presion kudo.
Dhe pse nje proçes i manipuluar tërësisht i cili kishte vetëm një qëllim goditjen frontale të LSI, prap ne bëmë një fushatë model duke qëndruar në krah të qytetarëve të ndershëm duke mos u bërë pjesë e asnjë marrëveshje të pisët në qark për interesa personale që bënë kolegët e tjerë, por ne qëndruam të palëkundur në moralin dhe idealizmin tonë.
Ne i dhamë Korçës një ekip të ri të papërlyer në korrupsion, jo me bandit por me djem dhe vajza të reja që me idealizmin e tyre na besuan jo vetëm veten por dhe familjen.
Ne nuk u pajtuam me bandat dhe të korruptuarit dhe ndoshta kjo na penalizoi, por unë personalisht besova tek një ekip i pastër për të sjellë një model të ri në politikë.
Ndaj shoh një arsye më shumë për ti përfaqësuar gjithmonë dhe më shumë dhe për të qenë pranë çdo votuesi të LSI.
Ne fituam një ekip të fortë, të pastër, pozitiv me të rinj dhe të reja, ndërsa të tjerët morën rreth vetes llumin, kriminel dhe njerëz të korruptuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb