Lionel Messi ka shfrytëzuar profilin e tij privat në rrjetet sociale për të reaguar pas fitores së Argjentinës ndaj Meksikës të shtunën mbrëma.

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Meksikës në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Golat në këtë fitore të parë të kombëtares Albiceleste në Katar u shënuan nga Lionel Messi (64’) dhe Enzo Fernandez (87’).

Lojtari i ndeshjes padyshim se ishte Messi me një gol dhe një asistim, ndërsa pas ndeshjes tregoi se tri pikët ishin domosdoshmëri.

“Ne duhej të fitonim sot dhe e bëmë atë. Është një tjetër finale që vjen të mërkurën dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë të gjithë së bashku… Përpara Argjentina”, ka shkruar Messi në profilin e tij.

Ndryshe, Argjentina të mërkurën e zhvillon ndeshjen e fundit në grup ndaj Polonisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb