TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për të shënjuar ditën e parë të fushatës zgjedhore për 25 prillin. Artisti i njohur Robert Ndrenika flet në emër të maxhorancës, duke u rreshtuar në fushatë si pjesë e saj dhe flet për tema si teatri, tërmeti e pandemia, duke kërkuar një mandat të tretë, një ‘akt të dytë’ për të çuar në fund punët e nisura. “Jemi në mes të rrugëtimit tonë”, thotë ai.

“MIRËMËNGJES? dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, e ardhmja jonë?? *Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb