“Në pikëllim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur”. Tina Turner ka bërë një mesazh prekës për djalin e saj Ronnie, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 62-vjeçare.

Djali i këngëtarit Turner, Ronnie Turner, ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij mëngjesin e së enjtes.

Duke postuar një foto bardh e zi në Instagram me sy mbyllur, Turner shkroi: “Ronnie, u largove nga bota shumë herët. Me pikëllim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur.”

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, megjithëse Ronnie kishte vuajtur nga probleme shëndetësore, duke përfshirë një diagnozë të mëparshme të kancerit. Këngëtarja e Proud Mary, 83 vjeç, ka përjetuar edhe dhimbjen e ndarjes nga jeta të djalit të saj Craig i cili vrau veten me armë zjarri në korrik 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb