Me përparimin e vazhdueshëm të teknologjisë dhe zhvillimit të makinave të pavarura, mjetet e policisë që ecin vetë shumë shpejt mund të jenë goditja e radhës. Kjo mund të ndodhë shpejt pasi “Brigade”, koncepti i një motori të pavarur policie i krijuar nga dizajneri kanadez Eduardo Arndt është zbuluar së fundmi.

Motori “Brigade”  është i pajisur me kamera, sensorë e projektorë. Ai do të mund të dallojë regjistrimet e skaduara të automjeteve si dhe makinat e parkuara në vende të gabuara.

Ndërsa përsa i përket trafikut të rënduar, apo tejkalimit të shpejtësisë nga ana e drejtuesve të mjeteve, “Brigade” nuk do të jetë nevoja t’i ndalojë. Në mënyrë automatike do të lëshojë një mesazh audio. Nëse shoferi nuk do ta përfillë, motori pa shofer i policisë, do ta ndjekë, duke lajmëruar në të njëjtën kohë oficerët e policisë që gjenden më afër.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: