Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka folur për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se nëse Ballkani Perëndimor nuk bëhet Evropë, fatkeqësisht do të bëhen sërish ballkanas në kuptimin e keq të fjalës.

“Për momentin jemi para fillimit të krizës në Maqedoninë e Veriut. Duke iu referuar debatit të nesërm të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për mocionin e censurës mos e paragjykoni rezultatin, mos mendoni se qeveria Zaev e ka përfunduar ciklin e saj, kjo nuk është aspak e vetëkuptueshme”.
Në të njëjtën kohë, ai përsëriti se Greqia është mike dhe aleate e vazhdueshme e Maqedonisë së Veriut, me kusht që t’u përmbahet marrëveshjeve.
Ai iu referua edhe dialogut Beograd-Prishtinë, duke theksuar se Greqia nuk dëshiron që mosmarrëveshja atje të vazhdojë dhe shprehu shqetësim të thellë për Bosnje-Hercegovinën dhe situatën në Mal të Zi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: