Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një protokoll që duhet të zbatohet gjatë procesit zgjedhor.

Sipas këtij protokolli, ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje e personave pozitivë me COVID-19, ndërsa duhet të rrinë të izoluar, apo të atyre që kanë simptoma të virusit.

Mes të tjerash MSH-ja ngarkon KQZ-në për zbatimin e një sërë masave dhe kushteve në qendrat e votimeve, të cilat duhet me doemos që të jenë kati i parë, dhe të kenë hyrje dhe dalje të veçanta.

Përveç maskës, që tashmë është e detyruar, qytetarët do të duhet të respektojnë distancimin si dhe të mbajnë një largësi nga votuesit rreth 1.5 metra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: