TIRANE- Arrestohet 70-vjeçari, i cili përndiqte prej kohësh një të mitur në kryeqytet. Policia e Tiranës ka vënë në pranga të moshuarin Kozma B., i cili prej kohësh jo vetëm që e ndiqte, por dyshohet se ka kryer edhe veprime të turpshme me një vajzë 11 vjeçe në Tiranë.

Blutë e komisariatit numër 4 kanë ndaluar 70-vjeçarin, pas denoncimit që nëna e vajzës ka bërë në polici. Dyshohet se i moshuari e përndiqte vajzën prej kohësh, madje mendohet se ai ka kryer veprime të turpshme me 11-vjeçaren në linjën e autobusit të ‘Porcelanit’.

Mësohet se vajza e mitur i ka treguar nënës së saj për përndjekjen nga 70-vjeçari dhe pas këtij denoncimi, është ndaluar i moshuari, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: