TIRANË

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve kushtetese në Komisionin e Ligjeve për reformën zgjedhore, fjala i ka mbetur parlamentit.

Nishani e cilëson model putinian dhe thotë se ‘gangsteri’ ka vendosur të provokojë Perëndimin, NATO, BE dhe shqiptarët.

“Gangsteri në krye të sektit grabitqar vetëquajtur “rilindsa”, ka vendosur të provokojë Perëndimin, NATO, BE dhe shqiptarët me implementimin e modelit putinian në Shqipëri.
Të shohim nëse Perëndimi, NATO, BE dhe shqiptarët do ta lejojnë ????….??”, shkruan Nishani.

Nishani Fb
Nishani Fb

Partia Socialiste bashkë me votat e opozitës parlamentare kanë eliminuar ekzistencën e koalicioneve parazgjedhore. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, u miratua sot ndryshimi kushtetutes, sipas të cilit në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb