Nëntëmbëdhjetëvjeçarja belge, Zara Rutherford filloi përpjekjen e saj për t’u bërë gruaja më e re që fluturon vetëm nëpër botë, duke lënë Belgjikën për një odise të planifikuar që përfshin 52 vende dhe pesë kontinente.

“Në çastin që ngrihesh nga toka, harron gjithçka. Je vetëm ti dhe avioni”, tha Rutherford para nisjes së saj.

Aktualisht, rekordi mbahet nga Shaesta Ëaiz nga SHBA-ja, e cila fluturoi e vetme rreth planetit në moshën 30-vjeçare.

Mbajtësi i rekordeve për burrat është një 18-vjeçar.

Rutherford shpreson se ekspedita e saj epike do të bëjë që më shumë gra dhe vajza të interesohen për të fluturuar ose, më në përgjithësi, t’i frymëzojë ato që “të ndjekin ëndrrat e tyre”.

Pilotja do të fluturojë me një avion ultra të lehtë të prodhuar në Evropë, i quajtur “Shark” dhe i aftë të fluturojë me 300 kilometra në orë, sipas faqes së saj të internetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb