GREQI

Të mërkurën më 22 Janar, parlamenti grek do të votojë për gruan e parë presidente në historinë e vendit. Katerina Sakelaropulu është kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga maj 2018, me vendim të qeverisë SYRIZA. Propozimi i kryeministrit Micotakis duket se do të miratohet lehtë nga opozita, përveç partisë komuniste KKE që është deklaruar kundër. Katerina Sake-Laro-Pulu, gjykatëse e lartë dhe pjesë e Këshillit të Lartë të shtetit shërben në drejtësinë greke prej 36 vjetësh.

Me propozim të qeverisë SYRIZA është gruaja e parë që zgjidhet të drejtojë Këshillin e Lartë të Shtetit. Sakelaropulu ka kundërshtuar hapur vendime të gabuara të qeverive, madje një ndër personalitetet më të aktivizuara kundër ndryshimeve klimaterike.

Gjithashtu, ajo është shprehur kundër anulimit të dhënies së nënshtetësisë greke tek brezi i dytë i emigrantëve, duke e konsideruar ndërhyrjen e atëherëshme të  deputetëve të partisë Demokracia e Re, krejtësisht të padrejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb