Vanco Georgiev nuk është njeriu i parë që kujdeset për zogjtë, por ai ka një nga koleksionet më të jashtëzakonshme të tyre.

67-vjeçari nga Strumica e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbi 600 papagaj. Ai thotë se njeh secilin nga miqtë e tij me pendë që ka lindur në sheshin 100 metra të katit të fundit të shtëpisë së tij që ndan me ta.

“Unë gjithmonë e di se cili do të çelë dhe kur”, tha Georgiev. “E di edhe numrin se kush, cili dhe sa do të çelin. Të kesh të vegjlit dhe të jesh në gjendje të kujdesesh për ta është një gëzim i papërshkrueshëm”.

Fillimisht, papagajtë u përkisnin nipërve të Georgiev, por kur ata u shpërngulën nga qyteti, ai vendosi t’i merrte zogjtë dhe të kujdesej për ta.

Që atëherë, për më shumë se 20 vite, ai ka kaluar të paktën dy orë në mëngjes dhe një orë pasdite duke i ushqyer dhe pastruar.

Koleksioni përfshin papagaj të racës Budgerigar dhe Cockatiel.

Kujdesi u kthye në një rutinë të përditshme dhe ai mezi pret që të shohë çiftet e zogjve çdo mëngjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb