‘BalkanWeb’ sjell të tjera komente pikante nga database e listave të PS-së, ku publikohen të dhënat personale të qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit. Mes këtyre komenteve, patronazhistët kanë bërë shënimet e tyre, ku disa tregojnë edhe arsyet e mbështetjes apo jo të PS-së.

“Nuk voton eshte myslimane e veshur burri ka dy vjet i zhdukur”, është një prej komenteve që një patronazhist ka shënuar për një qytetare në Tiranë. Ndërkohë që një tjetër shkruan: “Eshte i semure dhe nuk voton. Ndodhet ne spital psikiatrik”.

Po ashtu një tjetër patronazhist ka shkruar për një qytetar se do të votojë PS-në për hatër të dajes së tij. “Votues i PD premton qe do votoj PS vetem per hater te dajës”, thuhet në koment.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se publikimi i databasës me listat e zgjedhësve dhe preferencat e tyre solli reagime të mëdha në politikë, ku partitë nuk i kursyen sulmet për njëra-tjetrën. Aktualisht SPAK ka ngritur një hetim për këtë çështje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb