Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Hyrida Basha Nutricioniste, Biologe Molekulare ka folur për dëmet që shkakton përdorimi në sasi të larta të vajit të palmës në produktet që konsumojmë.

Hyrida Basha tha se nëse përdoren në sasinë e dhënë nga EFSA nuk përbën problem, ndërsa mbi norma shkakton probleme të mëlçisë dhe veshkave.

“Vaji i palmës përfitohet nga trungu i bimës ose prej bërthamës. Mënyra se si e përdorin vajin e palmës për qëllime industriale e bën të dëmshëm, sidomos edhe në situatën e intolerancës ushqimore. Ndikon jo pozitivisht duke rritur kolesterolin, ndaj është mirë që të shmanget nga përdorimi. Ndërsa në sasinë e dhënë nga EFSA nuk përbën problem. Vaji i palmës në sasi të larta vesh enët e gjakut me yndyrna, duke shkaktuar probleme në organizëm. Vaji i palmës në industri përdoret, por i oksiduar shkakton probleme të mëlçisë dhe veshkave. Veshka si organ filtrimi e ka të vështirë filtrimin e vajit të palmës, është vaj i rëndë dhe i vështirë që organizmi ta tresë. Vaji i palmës ka kosto të ulët ekonomike dhe industritë e përdorin madje edhe për pjekje. Përveç përdorimit në produkte ushqimore, vaji i palmës gjendet edhe në produkte kozmetike. Autoritetet duhet të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe jo vetëm në rastet kur bëhen mediatike. Problem mbetet për fëmijët që marrin ushqimin me formulë, pasi ka përdorim të vajit të palmës. Nëse gjatë ditës konsumon produkte të tregtuara dhe që përmbajnë vaj palme si kroasant, bylmet, rritet sasia e tij në organizëm. Ne synojmë përdorimin e produkteve të shtëpisë dhe atyre bio. Në momentin që vaji i palmës rafinohet dhe oksidohet e bën të rrezikshëm që ndikon në mutacione të ndryshme biologjike”, tha Hyrida Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb