LEZHA

Fshati Manati në Lezhë dhe artistët e shumtë të tij nxiten Klubin letrar ”Ndoc Gjetja” për të organizuar orën poetike ”Metaforë malli”. Poeti Preç Zogaj dhe piktori Pashk Pervathi ishin të ftuarit kryesorë në mbremjën që foli me gjuhën e poezisë lezhjane, interpretuar nga artistja Justina Aliaj.

Artistët Zogaj dhe Pervathi, thanë se takimet artistike janë vlerë për Lezhën dhe frymëzuan artistët e rinj për të vazhduar këtë rrugëtim.

Hekuran Koka nga Klubi i Letrave Ndoc Gjetja në Lezhë tha se kjo traditë promovon vlerat artistike të zonave të ndryshme e në të njëjtën kohë bashkon artistët e shkrimtarët lezhjane brenda e jashtë Shqipërisë.

Në këtë takim të përvitshëm u prezantuan botimet e reja të autorëve lezhjanë, ndërsa pjesë e këetij aktiviteti u bënë edhe shkrimtarë e artistë që vazhdojnë jetën artistike edhe jashtë Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb