Botuesi Ndriçim Kulla ka sjellë në shqip librin “Rënia e perëndimit”, i historianit dhe filozofit gjerman Osvald Shpengler. I cilësuar si një parashikim mbi qytetërimin perëndimor, dekadencën që mund të çojë deri në kolaps, libri këshillohej për lexim që nga Faik Konica.

“Konica thotë se më së fundi lexova një libër që mund të konsiderohet si libri i librave dhe e krahasonte me Republikën e Platonit. Objekt i studimit të këtij libri është dekadenca e kulturës. Ai kishte parashikuar ose ishte ngacmuar nga mungesa e përgjegjësisë së vendimmarrësve që po degradonte. Ai thotë në librin ‘Rënia e Perëndimit’ se në shekullin e ‘21, do të dalin disa çezarë, dhe çezar është Vladimir Putin dhe këta çezarët që vërtiten në Ballkan”, tha Kulla.

Spengleeer
Spengleeer

Krah studimit të Spengler, Kulla sjell edhe një ese të tijën mbi njohjen me autorin.
“E kam shoqëruar me një libër që ia kam kushtuar Spenglerit. Është një histori personale që kam pasur në kohën e diktaturës. Kur punoja në minierë më gjetën një libër të dy pedagogëve shqiptarë që kritikonin Spenglerin”, thotë Kulla.

Oswald Spengler vdiq në moshë të re, më 1936. Librat e tij u kontestuan nga e majta dhe e djathta ekstreme, ndërsa idetë e tij e përplasën me emra si Tomas Man, që e cilësoi fatalist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb