Jo pak kolegë gazetarë e jo vetëm janë habitur gjithë ditës teksa kanë parë, që prezantuesit e INTV kanë paralajmëruar grevë. Përmes statuseve në rrjetet sociale kjo të paktën është e bardha në të zezë, ata kanë nisur të shprehin disa pakënaqësi por jo të sqaruara mirë. Po se ç’po ndodh brenda dyerve të këtij televizioni vështirë të thuhet me siguri. E ne nisëm kërkimet…

Nga një kërkim i hollësishëm kuptuam përmes reklamave, që shfaqen në IN.TV se në të gjithë muajt e verës edhe në gusht kur të gjithë ekranet e tjera marrin pushime programi i TV do të jetë plot me emisione.

Duke bërë një lidhje logjike kuptohet se qëndrimet e prezantuesve të IN.TV mund të lidhen me ditët e pushimit. Mbase kjo do jetë e drejta që dhe vetë ata e thonë nëpër statuse se po ju shkelet.

Po deri më tani vetë stafi drejtues dhe administratoret e televizionit rinor nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar. Ndërsa vetë prezantuesit që kanë marrë përsipër protestën deklarojnë se arsyet dhe masat e mëtejshme do t’i bëjnë të ditura në ditët në vijim.

Ne donim të mësonim me këmbëngulje edhe më shumë dhe u përpoqëm të kontaktojmë me disa nga prezantuesit, por ishte e pamundur të dilte ndonjë informacion shtesë, mesa duket gjithçka tjetër e pazbardhur “zien” brenda IN.TV. Atëherë presim në orët në vazhdim për të mësuar se çfarë do të ndodhë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: