MEKSIKE

Miliarderja Paris Hilton vizitoi San Gregorio, një zonë në qytetin e Meksikës e prekur nga tërmeti shkatërrues i një viti më parë. Hilton dhuroi 350 mijë dollarë për rindërtimin e qytetit dhe shpërndau shumë dhurata për personat e mbijetuar nga kjo tragjedi.

Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte gjesti fisnik i 37-vjeçares. Ajo u ul për t’i puthur barkun një gruaje shtatzënë. Ky veprim i një prej vajza më të pasura në botë ka marrë mjaft komente pozitive. Tërmeti në Puebla ishte një prej më të rëndëve në historinë e Meksikës, nga i cili mbetën të vdekur 370 persona.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb