Pak çaste më parë “Balkanweb” njoftoi të dhënat për numrin e biletave të shitura për derbin Partizani-Tirana, ndërsa edhe klubi i Partizani ka njoftuar zyrtarisht shifrat e biletave të shitura ditën e sotme.


Janë 17 mijë e 500 bileta të shitura, rreth 80% e stadiumit, çka tregon interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve për këtë derbi, i pari që do luhet në stadiumin e ri të kryeqytetit. “Air Albania Stadium”.


Pr Nj
Pr Nj

Njoftimi i Partizanit


Klubi njofton se vazhdon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet nesër në “Air Albania Stadium” ora 19:00. 17.500bileta është deri më tani numri i biletave të shitura përgjatë ditës së sotme.
Ju kujtojmë që biletat do të mund ti siguroni edhe përgjatë ditës së nesërme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.

#TëPremtenEGjithëFamiljaKuqeNëPërkrahjeTëSkuadrës
#DerbiHistorik

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb