Pas Izraelit, kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Abu Dabi, ku do të takohet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Kryeministri Rama mbërriti në aeroportin e Abu Dabit, pas vizitës dyditore në Izrael, ku u takua me zyrtarët më të lartë të vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Pas Izraelit, një gjysmë dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan kryeministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga pritja në aeroport.

Fuqizimi i mbrojtjes kibernetike dhe ngritja e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike ishte një ndër çështjet e trajtuara gjatë vizitë së kryeministrit Rama në Izrael.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: