Ellen DeGeneres do të mbyllë përgjithmonë emisionin e saj të famshëm “The Ellen DeGeneres Show”.

Nga mediat e huaja bëhet me dije se pas 19 sezonesh dhe më shumë se 3 mijë episodesh është konfirmuar se Ellen do t’i japë fund programit. Sipas burimeve nga mediat amerikane shikimet kanë rënë në mënyrë drastike ndaj dhe koha e këtij programi ka përfunduar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë ajo duke u shprehur se “Ky program është i bukur dhe i këndshëm, por nuk është më sfidues”.

Kujtojmë se Ellen u përfshi disa muaj më parë në një skandal të madh, ku punonjësit e saj e akuzuan se ajo kishte krijuar një ambient toksik në punë. Ata thanë se ata u përballën me racizëm, frikë dhe kërcënim.

Nga ana tjetër, pretendimet e ngritura nga punonjësit nuk ndikuan aspak, ndërsa ajo u rikthye sërish më emisionin e saj. Ellen u kërkoi falje punonjësve të stafit të saj që ishin prekur. Megjithatë kjo ngjarje pati një impakt shumë të madh, teksa u reflektua menjëherë në uljen e audiencës ku emisioni humbi shumë se 1 milionë shikues pas këtij skandali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb