Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç zhvilloi takime dypalëshe në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos me, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Borjana Kristo, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kreun e OECD-së Mathias Cormann.

Me Vuçiqin, Plenkoviq, siç ka njoftuar në X, ka diskutuar për “marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Serbi pas zgjedhjeve”.

Në njoftimin për takimin me Borjana Kristo, Plenkoviqç tha se javën e ardhshme do ta vizitojë Bosnjën dhe Hercegovinën së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrin holandez Marko Rutte.

I pyetur nga një gazetar për qëndrimin e Kroacisë për tensionet në Evropën Juglindore, Plenkoviç tha se ai sapo ishte kthyer nga një diskutim për Ballkanin Perëndimor, Evropën Juglindore, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë dhe se “ata e kanë kaluar fazën revolucionare”.

“Putin në fakt e ka përshpejtuar zgjerimin e Bashkimit Evropian. Prandaj të gjitha këto vendime për hapjen e negociatave me Ukrainën, Moldavinë, dhënien e statusit kandidat Gjeorgjisë, së shpejti do të marrim një vendim përfundimtar për hapjen e negociatave me Bosnje-Hercegovinën. Të gjitha këto janë gjëra pozitive para nesh”, tha Plenkoviq.

Kryeministri kroat tha se duhet kohë për të kapur hapin me vendet që kanë jetuar në demokraci dhe ekonomi tregu për dekada dhe se “ato ende po arrijnë”.

“Jam i sigurt se me ndihmën, veçanërisht në formën e menaxhimit ekonomik dhe planit të rritjes që u ofrohet, fqinjët tanë gradualisht do të arrijnë një pozicion ku standardet e tyre ekonomike dhe sociale do të rriten. Nëse ata qëndrojnë jashtë për një kohë të gjatë, ata do të të jetë më keq”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: