Partia Demokratike ka fituar bindshëm në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, raporton gazetarja Brikena Metaj për BalkanWeb. 1 mijë e 599 vota kanë shkuar për PD, ndërkohë që LSI ia ka kaluar PS.

LSI ka 117 vota, kurse PS renditet forcë e tretë dhe e fundit me 94 vota. Lazarati njihet si një bastion i së djathtës në Gjirokastër dhe kryeson tradicionalisht për PD.

Ndërkohë në rang qarku, PS deri tani merr 3 mandate kurse PD 1 mandat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb