Jupiteri do të duket më i ndritshëm dhe më i madh, pasi do të lëvizë pranë planetit tonë në distancën më të afërt që ka kaluar në 59 vjet.

Australianët do të jenë në gjendje të shohin planetin më të madh nga afër në javët e ardhshme, nëse qielli do të jetë i pastër.

Mesnata do të jetë koha më e mirë për ta parë atë, por muzgu dhe agimi do të ofrojnë gjithashtu pamje më të mira se zakonisht.

Planeti është 591 milionë km larg Tokës dhe që nga tetori i vitit 1963, vëzhguesit e yjeve nuk kanë pasur një mundësi kaq të madhe për ta dalluar atë në qiellin e natës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: