Akuza të rënda për dhunë, papërgjegjshmëri dhe përdorim armësh zjarri u hodhën pak javë më parë në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 nga një 36-vjeçar nga Lezha i cili ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij për dashurinë e së cilës sfidoi gjithçka. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Nëpërmjet një ndërhyrje telefonike, gruaja me profesion ushtarake hodhi komplet një tjetër version duke thënë se nga shtëpia e burrit iku sepse dhunohej madje edhe fëmijët e saj dhunoheshin. Sipas saj, vitet e bashkëjetesës për të kanë qenë torturë. Në studion e emisionit pati një përballje të çiftit për të mësuar të vërtetën e tyre.

“Jam 25 vjeçe. Me Markun jam njohur kur isha 15 vjeç. Më ka njohur vajza e kumbarës. I kam treguar familjes, por familja nuk pranoi sepse tha se nuk e ka familjen e mirë. Por unë vazhdova se e doja. Ai më kërkoi 2-3 herë, por babai nuk më dha. Familja më fejoi me dikë tjetër gati një 1 muaj dhe pastaj e lashë të fejuarin dhe u arratisa me Markun. Unë pata frikë, por Marku më tha do të të vras familjen, po nuk erdhe me mua. Ai ka pasur dhe armë me vetë. Më ka çuar në Tiranë dhe ka marrë në telefon mamin dhe i tha ta mora gocën. Pas dy javësh u ktheva në shtëpinë e Markut. Një ditë shkova me Markun të merrja lopët në arë. Lirova lopën pa lejen e tij dhe ai me rrahu sa më ra të fikët. Unë lashë familjen në gjak për të dhe bëra shumë sakrifica dhe s’e prisja të niste dhuna kaq shpejt. Më dhunoi sa më ra të fikët.

Kur Marku nisi cigaren nëna e Markut më fajësoi mua. Dhuna vijoi, kërkova ndihmën e familjes time, por ata më kthyen shpinën më thanë ‘mbytu tek dera ku shkove se ne na le në gjak’.

Nga vuajtjet ikëm në Gjermani për azil. Isha shtatzënë me vajzën e madhe. Kisha fqinjë një serbe dhe më tha letrat gjermane mund t’i marrësh me doktor. Dhe për të marrë dokumente u thosha shoh gjak e të vdekur në ëndërr. Doja vetëm për dokumentet. Marku më mori vajzën dy javëshe dhe iku. Isha shumë keq vetëm qaja dhe kërkoja të flisja në telefon. I thashë Markut hajde ose do ta bëj të madhe. Marku kur u bashkua me mua më rrahu aq sa s’kisha fuqi të ngrihesha. Fëmija qante shumë dhe unë vetëm e preka sepse s’kisha fuqi ta mbaja. Pas 6 muajsh ngela shtatzënë me djalin. Mjekët më thanë duhet ta heqësh, por unë nuk pranova. Djalin e linda në inkubator isha shumë e lodhur. Isha e këputur. I jam mirënjohës vëllait të Markut dhe nuses së tij. Më kanë dashur shumë dhe më kanë ndihmuar.

Kur u sëmurë djali e çuan në spital dhe nuk më morën mua. Djali villte gjak dhe mua s’më vinin në dijeni. Mori mami në telefon, vjehrri e ofendoi. Djalin ma kanë veçuar, ngaqë nuk munda dot ta lind, më thanë s’ke bërë sakrifica. Që gjashtë muaj e mbajti vjehrra dhe djali s’më njeh për nënë. M’i kanë rrahur fëmijët në sy dhe unë s’kam guxuar të flas, sepse më thoshin fëmijët i kemi ne”, tregoi 24-vjeçarja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo tha më tej se si e larguan nga shtëpia dhe pse ish-burri e akuzon për braktisje të fëmijëve.

“Më datën 3 mars mori mamin në telefon dhe i tha ‘hajde merreni vajzën se do ta nxjerr jashtë’. Ngaqë ishte i pirë babi mori dhe policinë në telefon dhe erdhi më mori me gjithë policinë. Nuk e denoncova se e doja. Ia fala që më dhunoi. Kërkova ndihmën e policisë të më sjellë fëmijët. I mbajta fëmijët derisa mu sëmurë vëllai. Ishte shumë rëndë dhe unë kërkova që Marku të mbajë fëmijët që shkoja në spital. Ai tha në polici që i braktisa.

Për sa i përket videove me armë, i ka vëllai janë manovër. Vëllai bën rap prandaj i përdor armët. Për ato armë ka ardhur dhe policia. Tani kam 4 muaj pa i parë fëmijët. Jemi në gjyq tani”, tha ajo.

Në studio u publikua një audio ku vajza pohon se babai e dhunon me thupër, ndërsa Marku mohon dhunën ndaj fëmijëve. “Fëmijët nuk i kam dhunuar kurrë. Mund t’i qortoj, por jo t’i dhunoj. Fëmijët i ka manipuluar. Kjo ka 2 muaj pa kërkuar fëmijët. As nuk i uron për vitin e ri, fare. Këto janë sajesa”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb