I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar ka folur për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 dhe se si mund të transmetohet tek njerëzit.

“Për momentin virusi nuk është shumë pranë nesh, e thënë kjo edhe zyrtarisht. Nëse i referohemi viteve 2016-2017, virusi erdhi nga Veriu drejt Jugut, ku u prek Ballkani dhe vendet në kufij me ne, kryesisht shpendët e egër. Në atë kohë nuk e raportuam dhe nuk arritem ta zbulonim dot tek shpendët e egër apo shtepiakë. Tashmë ka shfaqur shenja nga Veriu në Jug, në shpend të egër. Vendi që është më afër nesh është në rajonin e Puglias, në Itali kryesisht tek shpendët e egër, për shkak të shtegtimeve. Po fillon të afrohet në territorin tonë, ndaj shërbimet veterinare duhet të rrisin kontrollet në terren, të komunikojnë me fermerë, se nëse ka ngordhje në tufë, duhet të njoftojnë, pasi jep avantazh kohor për kufizimin e dëmit. Në krahasim me sezonin e kaluar jemi më mirë me veterinerë, pasi u krijua Autoriteti i Veteriarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ku u rekrutuan 300 veterinerë. Ata monitorojnë situatën shëndetësore të shpendëve në terren dhe informacioni merret më shpejt. Ndryshimet gjenetike të virusit bëjnë që të infektojë speciet e tjera dhe risku është transmetimi nga kafshët tek njerëzit. Gripi i derrit u kthye në grip specifik tek njeriu. Për viruset normale, vaksina i jep mbrojtje të kryqëzuar, duke rritur imunitetin. Kur ndryshimet ndodhin në specie tjetër, mbrojtja nuk sigurohet. Ky virus mund të adoptohet tek njeriu e të bëhet përhapës, kujtojmë se nga H5N1dhe gripi spanjoll pati miliona vdekje. Nuk duhet ulur vigjilenca ndaj tyre. Instituti i Shëndetit Publik ka programin e vet të survejancës së gripit. Gripi është sëmundje respiratore, masat anti-covid ulin nivelin e përhapje së gripit. Rasti i Australisë tipik, u zhduk gripi stinor”, deklaroi Kujtim Mersini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb