POGRADEC

Studiuesi Erald Kapri ka reaguar për ceremoninë përkujtimore që ka vendosur Bashkia e Pogradecit t;i bëjë Kajo Karafilit, ish- anëtarit të Lëvizjes Nacional- Çlirimtare.

Kapri e quan Kajo Karafilin një kriminel lufte pasi vrau në mes të qytetit më 1940 patriotin Neki Starova dhe ceremoninë e quan një provokim i kryetarit aktual Ilir Xhakolli ndaj familjeve që u persekutuan dhe vuajtën gjatë regjimit komunist për 45 vite.

Ai i kërkon Xhakollit që gjatë fjalimit të sotëm të shpjegojë këtë krim para se Partia Komuniste të krijohej dhe të tërhiqet sa është në kohë.

STATUSI I ERALD KAPRIT

 

Kryetari i emëruar i Bashkisë së Pogradecit, po shkon përtej imagjinatës duke provokuar rëndë familjet që vuajtën gjysmë shekulli përndjekje e persekutime. Me një krenari gati kriminale, i nxitur nga injoranca, ka vendosur sot të bëjë ceremoni zyrtare ndaj një krimineli të sprovuar lufte, vrasësit me pagesë, Kajo Karafilit. Para se ta bëjë këtë, duhet të reflektojë ndaj familjes së madhe kombëtare Starova. Në 1940, Kajo vrau në mes të qytetit patriotin e njohur Neki Starova. Cila ishte arsyeja e kësaj vrasje z kryetar i emëruar?! Ky krim është shënjuar fort në memorien e çdo pogradecari. Shpjegoje pak në fjalimin që do mbash për fanatikët e diktaturës. Në 1940 nuk ishte krijuar partia dhe akoma rezistenca e organizuar. Ndaj, mjafton ky rast për t’u tërhequr sa je në kohë, ndryshe gjeje një justifikim për gjithë ato familje që kërkojnë ende drejtësi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb