Stafi i shqiptarëve vizitoi nga afër familjen Çuko në banesën e tyre në Ferm-Çlirim të Fierit. Elvisi takon dhe falënderon fqinjët e familjes. Takon vajzat binjake.

Elvisi: na keni emocionuar shumë, na keni bërë të lotojmë, keni folur me shpirt dhe me vërtetësi.

Erjona: Cdo gjë që thashë ishte e vërtetë, asgjë nuk ishte e sajuar. Me ardhjen në jetë të binjakeve ka gjetur qetësi edhe shpirti i vëllait tim. Orgesa i ngjan vëllait tim në pamje

Elvisi: Kushtet i keni shumë të vështira?

Erjona: Nuk kam qenë më parë në këtë gjendje, kisha një punë, burri punonte!

Fatma Naçi: Këto princeshat e vogla nuk e meritojnë këtë jetë, ka shumë familje të varfra në Shqipëri, por kam besim se tek ju njerëzit kanë parë se jeni punëtore, ju nuk i keni rënë askujt në qafë, jam shumë e lumtur, po më dridhën duart që po mbaj këtë fëmijë kaq të bukur.

Elvisi pyet për Luisin djalin e vogël. Ai nuk ndodhet në banesë është duke mbledhur bidonë jashtë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb