Një përplasje e përgjakshme në një familje shqiptare ndodhi ditën e Krishtlindjes në një lagje të Heraklion të Kretës. Sipas informacionit nga Cretapost, gjithçka ndodhi në orën 6 të pasdites së djeshme.

Protagonistë të sherrit ishin një baba 55-vjeçar me djalin e tij 24-vjeçar, i cili grindej intensivisht me fëmijën më të madh të familjes, djalin tjetër 26-vjeçar. Mësohet se debati ka agravuar akoma më shumë kur babai ka marrë thikën dhe ka plagosur djalin e tij 26-vjeçar.

Mediat greke raportojnë se i riu mori disa plagë në trup, ndërsa u transportua me urgjencë në spitalin Venizelio. Ndërkohë policia arrestoi babain si dhe djalin e tij të vogël.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb