2 peshk koc
2-3 domate
1 tufë majdanoz
Vaj ulliri
Kripë, piper

Perimet:
2-3 patate
2-3 kunguj
3-4 karrota
1 kokë brokoli
1-2 lgj mustardë
Lëng limoni
Vaj ulliri
Kripë, piper

Në një tavë ku kemi vendosur një letër kuzhine vendosim 2 peshqit koc dhe i spërkasim me kripë dhe piper. Presim domatet në feta, i spërkasim domatet me majdanoz të grirë dhe mbushim pjesën e barkut të peshqëve. I spërkasim në fund me vaj ulliri dhe i vendosim peshqit të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

Ndërkohë përgatisim perimet. Në ujë të vluar hedhim pak kripë dhe vendosim fillimisht kungujt të larë ashtu siç janë të pa prerë (me gjithë bisht). Pasi kungujt të ziejnë i vendosim në ujë të ftohtë. Vendosim më pas karrotat dhe patatet të ziejnë dhe më pas i kalojmë dhe ato në ujë të ftohtë për 1 minutë.

Pasi kemi nxjerrë peshkun nga furra kullojmë lëngjet dhe i hedhim në një makinë grirëse ku shtojmë 1 karrotë, 1 patate, pak vaj ulliri, mustardë, lëng limoni, kripë dhe piper.

Servirim peshqit në pjatancë ku shtojmë perimet e prera në fetëza spërkatur me salcën me mustardë.


SUPE ME KOKE PESHKU

1 kokë salmon
2-3 koke merluci
1 degë selino
1 qepë të thatë
1 karrotë
1 domate
5-6 kokrra piper

Për supën:
3-4 patate
1-2 karrota
1 kungull
1 domate
1 degë selino
2 lgj vaj ulliri
1-2 kokrra limon
Kripë, piper

Në një tenxhere hedhim 1 litër ujë të ftohtë dhe vendosim kokat e peshkut se bashku me 1 qepë, 1 karrotë, 1 degë selino dhe disa kokrra piperi. I lemë kokat e peshtut të ziejnë në temperaturë mesatare.

Ndërkohë në një tenxhere tjetër vendosim të gjitha perimet e prera në kubikë mesatare. Shtojmë ujë në masë të perimeve dhe i lemë të ziejnë.

Kullojmë lëngun e kokave të peshkut dhe gjysmën e sasisë së lëngut e vendosim në një blender së bashku me perimet që përgatitëm buljonin. I grijmë në blender duke shtuar 2 lugë vaj ulliri, kripë, piper, derisa të bëhet një masë kremoze. Hedhim dhe lëngun tjetër dhe këtë masë e shtojmë tek perimet. E lemë supën derisa të lidhet dhe më pas e servirim me lëng limoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb