Pippa Middleton solli në jetë një vajzë dy javë më parë. Ky është fëmija i tretë për motrën dhe bashkëshortin e Dukeshës së Kembrixhit, James Matthews, të cilët janë gjithashtu prindër të Arthurit, 3 vjeç dhe Grace, 1 vjeç. Pippa, 38 vjeç, u pa gjatë festimeve Jubilare të Mbretëreshës Elizabeth me barkun rrumbullak, por Princi William dhe Kate e kanë mbajtur konfidencial lajmin. Tani revista “People” zbulon lindjen e foshnjës.

Në festën Platinum Jubilee në Palace muajin e kaluar, Pippa Middleton u pa me gjithë lavdinë e saj me një bark të fryrë poshtë fustanit të saj. Bashkë me Matthews, vëllain e saj James Middleton dhe gruan e tij Alizée Thévenet, ajo nuk e kishte konfirmuar shtatzëninë, megjithëse dukej shumë. Tani “People” zbulon se lindja ka ndodhur dy javë më parë dhe se nëna dhe fëmija janë mirë.

Motra e Dukeshës Pippa, 38 vjeç dhe James, 46 vjeç, u bënë prindër të Arthurit në tetor 2018 dhe Grace në mars 2021. Tani vjen një kushëri i ri për princat.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb