TIRANE

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një mesazh deputetes së PDIU në Dibër, Reme Lala, pas fjalës së kësaj të fundit në Kuvend.

Berisha la të nënkuptohet  se babai i deputetes ka dhunuar kryetarin e bashkisë Dibër, Muharrem Rama.

“Gjithnjë flitet për narko shtet. Çdo veprim është tip i narko shtetit. Prokuroi i Kukësit liroi trafikantin rus dhe trafikantin nga Kosova. Klemend Balilin e sjellin me kushte se ai ka regjistrin e orgjive. Shqiptarë integrimi është në dorën tuaj. Dy fjalë i them asaj deputetes. Ti i di konsideratat për babën tënd. I thuaj pak të lumtë dora Ymer, ia ka bërë shpinën më të butë se barkun Muharrem Ramës, për këtë ka përgëzime”- tha Berisha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb