Seriali më i ri, prodhim i televizionit “DigitAlb”, i autorit Altin Basha, mban emrin “Dekalogu Kuq e Zi”. Regjisori i emisionit më të famshëm humoristik në Shqipëri “Portokalli”, ka bërë bashkë aktorët më të mirë këndej e andej kufirit, për serialin e ri. Aktorët e njohur kosovarë “Stupcat” dhe ata të Shqipërisë “Portokalli” së bashku vijnë me serialin “Dekalogu Kuq e Zi”. Çdo seri është një histori më vete, ku çdo shqiptar mund të gjejë pak nga eksperienca personale në Shqipëri dhe Kosovë.

Tipare të përbashkëta të sjelljeve të dy shteteve vijnë të parodizuara nga një grup aktorësh shumë të njohur të komedisë në Shqipëri dhe Kosovë. Në rolet kryesore në këtë serial janë: Vedat Bajrami, Gazmend Paja, Osman Azemi, Florian Binaj, Mensur Sahatçiu dhe Besart Kallaku. Transmetimi i serialit do të bëhet më 26 mars në kanalin “T”.

(Botuar sot në Bluetooth, Gazeta Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: