Pritja ka përfunduar, me Champions League që kthehet në fushë për raundin e parë me eliminim direkt. Dy sfidat e para në fazën e 1/8 janë në program mbrëmjen e sotme. Prozhektorët drejtohen në “Camp Nou”, ku Barcelona do të presë Paris SG. Mes dy klubeve ka nisur prej kohësh një sfidë në merkato, ku në qendër të saj është Lionel Messi.

Eurx5pvxuaa3dge
Eurx5pvxuaa3dge

Me destinacion Parisin në fund të këtij sezoni, për momentin sulmuesi argjentinas duhet të udhëheqë katalunjasit në këtë përballje shumë të rëndësishme që kërkojnë ta zgjidhin që në ndeshjen e parë në shtëpi. Nga ana tjetër, parizienët duhet të bëjnë në këtë sfidë pa yllin e tyre Neymar. Braziliani është i dëmtuar, ashtu si Di Maria, një tjetër mungesë e madhe për skuadrën e drejtuar nga Maurizio Pochetino. Parashikimet shohin Barcelonën si favorite, por precedentët e kësaj sfide kanë treguar se gjithçka mund të ndodhë.

0c6fe99721a9b599a5434b56723d5d0269134ae4
0c6fe99721a9b599a5434b56723d5d0269134ae4

Në përballjen tjetër të mbrëmjes, Livepool viziton Leipzig. Rezultatet negative në Premier League kanë prishur atmosferën në skuadrën e Jurgen Klopp, që ka humbur shumë nga kuotat si favorit që kishte në fillim të edicionit. Gjithsesi, parashikimet janë me të kuqtë, që kërkojnë të zgjidhin që në transfertë çështjen e kualifikimit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb